TIRANË - Deputeti socialist Piro Lutaj i ka kthyer përgjigjje presidentit Bujar Nishani "pa asnjë shqetësim", siç ka cilësuar ai. Lutaj ka vërejtur se në deklaratën e dalë sot nga zyra presidenciale dukej qartë se Nishani merrej me veten e tij dhe jo me shqetësimin e opinionit publik, përfshi edhe vetë Lutajn.

Ndërkohë që Nishanit iu kërkua të jepte qëndrimin e tij për një çështje, që ka të bëjë me cënimin e Planit të Përhapjes së FA të RSH.  

"Zoti President! Ju keni detyrimin ligjor të publikoni në këtë faqe dekretin për heqjen e QKU (ndryshe SHQUP) nga plani i përhapjes së FA", ka bërë thirrje Lutaj. 

Lutaj ka postuar bashkangjitur edhe dekretet e firmosura nga Nishani gjatë këtyre 12 ditëve,  të botuara në faqen zyrtare të Presidentit të RSH.

Ai ka shtuar se "me qëllim që të bindni opinionin publik, në deklaratat tuaja nëpërmjet zëdhënësve, jeni të lutur të vini në dispozicion të mediave dhe personave të interesuar, praktikën e plotë, që u ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes për këtë çështje, e cila është kryekeput në kundërshtim me ligjin "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit Strategjik të FA". 

Ndërsa për sa i përket prokurorisë, Lutaj ka theksuar se "unë do të isha fatlum, që ajo të vazhdojë të kryejë detyrën si institucion i pavarur dhe në zbatim të ligjit", përfundon deklarata e deputetit socialist. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)