TIRANE - Dy deputetë të forcave kundërshtare, Pirro Lutaj i Partisë Socialiste dhe demokrati Asllan Dogjani janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që zhvillohej në komisionin kuvendor të Sigurisë Kombëtare për masat e sigurisë që ka marrë Shqipëria ndaj terrorizmit. Ky incident mësohet nga burime për Shqiptarja.com, pasi në mbledhje nuk lejoheshin gazetarët por vetëm deputetët që disponojnë edhe certifikatën e sigurisë për informacionet e raportuara në këtë komision nga zëvendëskryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror Ylli Alushi....
Mesa duket teoria se deputetët në parlamentin e Shqipërisë bëjnë sherr vetëm kur kanë kamerat para, nuk është e vërtetë. Mbledhja me dyer të mbyllura e Komisionit të Sigurisë degjeneroi në konfrontime fizike mes deputetëve. Kanë qenë pikërisht deputetët Pirro Lutaj i PS-së dhe Asllan Dogjani i PD-së ata të cilët pas debateve të tensionuara mes tyre, kanë goditur njëri-tjetrin.
"Vetëm rritje toni dhe asgjë më shumë. Ska patur asnjë konfliktim, ju i bëni lajmet sikir të doni. Që të ketë konfrontim fizik duhet të jenë të dy pa tru, por fatmirësisht në atë moment, të paktën njëroi nga ne nuk ishte pa tru. Ndërhyrja e Gardës? Garda ka misionin e vet, por s’pati asgjë nga ato që thotë media" - është shprehur Lutaj.
Gazetarët e paktë të cilët prisnin në korridoret e kuvendit për të zbuluar më tepër detaje dëgjuan të sharat, përplasjet e grushteve në tavolinë dhe përplasjet e karrigeve brenda sallës së komisionit. Menjëherë punonjësit e Gardës së Republikës ndërhynë për të qetësuar situatën në sallë. Burime brenda komisionit bëjnë me dije se së bashku me kolegët deputetë ata ndanë Lutajn dhe Dogjanin.
Vetë protagonistët të kontaktuar në telefon nga Shqiptarja.com por dhe në prononcimet e tyre, pranojnë se kanë pasur debate të forta mes tyre por mohojnë përplasjen fizike, edhe pse burime brenda komisionit konfirmojnë pikërisht të kundërtën.
Gjakrat u qetësuan më pas mes dy deputetëve të cilët ndoqën në të njëjtën tavolinë dhe raportimin e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ku u diskutua projektbuxheti i vitit 2016 për këtë dikaster.
Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë
26 Janar, 07:43
-
Greqia nderon Anastasin, sot shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës, merr pjesë dhe kryeministri Mitsotakis
26 Janar, 07:27
-
Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot
26 Janar, 07:21
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30