TIRANE - Deputeti socialist, Piro Lutaj bëri apel për prononcim publik të kreut të shtetit si dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshit lidhur me skandalin e vendimit të qeverisë për dhënien e SHQUP PD-së për selinë e saj të re.

“Presidenti i Republikës dhe shefi Shtabit të Përgjithshëm të prononcohen publikisht! Lidhur me aktin e turpshëm të Qeverisë në ikje të Sali Berishës, për shndërrimin e QKU (Qendra Kulturore e Ushtrisë) në seli të PD, po ju bëj me dije se;Ligji Nr.8671 datë 26.10.200 "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe Dretimit Strategjik të FA në RSH", Kreu 7, neni 31 i cili autorizon vetëm SHSHP që të paraqes përpara MM, strukturën, numërin dhe organikën e FA. Nëse SHSHP, nuk di gjë për heqjen nga struktura e FA të një elementi të veçantë siç është QKU, ateherë ai duhet të prononcohet publikisht, duke kërkuar nga MM personin që i ka marrë kompetencat dhe ka firmosur këtë dokument.

Po kështu, edhe Presidenti i Republikës, si Komandat i Përgjithshëm i FA dhe autoriteti i vetëm që miraton planin e përhapjes së FA, ku përfshihet edhe QKU, duhet të prononcohet publikisht nëse ka dijeni ose jo, për çështjen në fjalë”, thekson Lutaj.

 
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11 gusht 2013

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)