'Lutje për shpirtin e një Mbretëreshe’, mbahet në Katedralen Westminster ceremonia fetare

'Lutje për shpirtin e një Mbretëreshe’, mbahet në Katedralen Westminster ceremonia fetare

Kryepeshkopi i Canterbury-t predikim për Mbretëreshën Elizabeth II në Westminster Abbey ku po zhvillohet ceremonia e funeralit të saj: 

“Modeli për shumë udhëheqës është që të lartësohen në jetë dhe të harrohen pas vdekjes. Modeli për të gjithë ata që i shërbejnë Perëndisë, të famshëm apo të panjohur, është se vdekja është dera e lavdisë.

Madhështia e saj e ndjerë e deklaruar në mënyrë të famshme, në transmetimin e ditëlindjes së saj të 21-të do t'i kushtohej shërbimit të kombit dhe Comonwealth. Rrallëherë një premtim i tillë është mbajtur kaq mirë. Pak liderë kanë marrë vërshimin e dashurisë që ne e kemi parë”.

Drejtuesja e grupit të kishave të lira, Helen Cameron vlerëson "përkushtimin e pakursyer ndaj detyrës" dhe "dhembshurinë e saj për subjektet e saj".

Udhëheqësi i Kishës Katolike Romake në Angli dhe Uells, Kardinali Vincent Nichols, falënderon për "lidhjet e pasura të unitetit dhe mbështetjes reciproke që ajo mbajti".

Kryepeshkopi i Jorkut Stephen Cottrell falënderon për "përkushtimin e palëkundur të Mbretëreshës ndaj Ungjillit".


Lajmi kryesor:

'Udhëtimi' i fundit i Mbretëreshës dhe fundi i një epoke! Elisabeth varroset në kapelën e Shën Gjergjit, si një shpirt i thjeshtë e i krishterë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja