Luz, të djathtët, bombë ndaj
kreut të këshillit të komunës

Luz, të djathtët, bombë ndaj<br />kreut të këshillit të komunës
KAVAJE- Desh ka përfunduar në një gjakderdhje të madhe mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak të komunës Luz në Kavajë, ndërkohë që kryetari i këshillit të Luzit që i përket PS, Daniel Xeka ka qenë më i rrezikuari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 mbrëmjen e djeshme, në një nga lokalet në komunën Luz të Kavajës.
Një nga këshilltarët e djathtë të komunës Luz, pasi ka parë që këshilltarët e opozitës që kanë shumicën në Luz, edhe pse ajo drejtohet nga Hajrulla Tafa i PD, nuk miratuan buxhetin e komunës Luz (raporti është 9 me 8 në favor të opozitës), ka shkuar në lokalin e kryetarit të këshillit bashkiak të komunës Luz Daniel Xeka, i cili ishte duke biseduar me tre këshilltarë të tjerë, i ka sharë e ka fyer, dhe më pas ka hequr siguresën e një bombe dhe ia ka hedhur në këmbë. “Tmerr dhe frikë, tregon për shqiptarja.com kryetari i PS për Luzin Artian Bushi i cili u lajmërua menjëherë për këtë situatë. Ka qenë fat i madh që ajo granatë a bombë nuk ka shpërthyer, se do ishte bërë kasaphanë me gjashtë viktima minimalisht. Ka qenë vetë kryetari i këshillit të komunës, i cili lajmëroi policinë”. Me dhjetëra forca policore kanë mbërritur në vendngjarje, duke hequr bombën dhe duke normalizuar situatën, ndërkohë që autori nuk është kapur ende.

Në një intervistë për shqiptarja.com, Artian Bushi thotë se për këtë ngjarje ka lajmëruar edhe deputetin e PS Dash Peza. A mund të na thoni se çfarë ka ngjarë ekzaktësisht në mbledhjen e këshillit të komunës?

Ne përfunduam mbledhjen e këshillit të komunës ku nuk e miratuam buxhetin, sepse kishte shumë pasaktësi dhe ishte jo i qartë. I kërkuam kryetarit të Komunës që të na e sillte më të detajuar. Kryetari u irritua shumë. Më shau edhe mua personalisht dhe iku nga mbledhja.
Po më pas?
Për të na frikësuar ne, në mbledhje kishin marrë edhe militantë të PD. Dhe kur dolëm nga mbledhja edhe ata na shanë e na fyen, madje edhe na gjuajtën. Ishin fyerje të rënda por më shumë drejtoheshin te kryetari i këshillit të komunës Daniel Xeka. U thamë se nuk kishte kuptim një situatë e tillë dhe u larguam.

Dy orë pas ngjarjes, kreu i këshillit bashkiak Xeka ka shkuar tek shtëpia e njërit nga këshilltarët e djathtë dhe i kishte thënë se nuk kishte kuptim një situatë e tillë, sepse ata ishin edhe kushërinj të parë dhe nuk ishte e ndershme sidomos me fyerje dhe sharje personale. Sipas asaj që më tha Xeka, në banesë ishin sqaruar. Më pas kreu i këshillit të komunës ka shkuar me tre këshilltarë në lokalin e tij dhe kanë vazhduar diskutimet. Aty ka ardhur njëri nga këta persona, që ndoshta do të ishte edhe i pirë, dhe duke i kërcënuar dhe sharë ka nxjerrë bombën, i ka hequr siguresën dhe më pas e ka hedhur në këmbët e kryetarit të këshillit të komunës. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Të gjithë kanë vrapuar për të dalë jashtë lokalit. Ka qenë fat, që bomba nuk ka shpërthyer se do të ishte bërë një kasaphanë e vërtetë.

Po policinë kush e lajmëroi?
Me sa më tha, e lajmëroi vetë kryetari i këshillit të komunës, ashtu sikurse na lajmëroi të gjithëve. Vumë në dijeni edhe deputetin e zonës Dash Peza. Dhe dje në mbrëmje kemi qëndruar aty deri vonë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset