LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut

LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut

Procesi i votimit në Podujevë

KOSOVË- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64 për qind të votave, ndërsa Millan Radojeviq nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut.

KQZ-ja ka bërë të ditur se në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora. Dy kandidatët tjerë për pozitën e kryetarit në Podujevë, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar 35.97 për qind të votave, ndërsa Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 12.40 për qind të votave.

Në Podujevë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 persona.

Në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3.68 për qind të votave, Dushan Millunoviq, kandidat i pavarur, ka fituar 2.92 për qind dhe Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 3.54 për qind të votave.

Në Mitrovicë të Veriut është thënë se kanë votuar 39.14 për qind e votuesve apo 9,124 persona.

Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021. Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Pak pas shpalljes së rezultateve preliminare, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka nisur festa, meqë simpatizantët e kësaj partie janë dëgjuar duke kënduar dhe duke përmendur emrin e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Kurti ka thënë para turmës se zgjedhjet e së dielës në Podujevë nuk kanë qenë vetëm tzgjedhje, por referendum.

"Qeverisja jonë do të jetë pa diskriminim pa privilegje. Ne nuk po e marrim komunën, po ua kthejmë komunën. Do të jemi pranë jush sepse jemi si dhe gjithmonë do të mbetemi si ju”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Duke komentuar rezultatin preliminar, ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se në proceset tjera zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i kthehet fitores.

“Ne kemi edhe potencial, edhe anëtarësi dhe jemi të përkushtuar që të punojmë për LDK-në, të vazhdojmë të punojmë, pa rreshtur”, ka deklaruar ai./REL

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë