Sot, pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet edhe seanca për votë-besimin e qeverisë së re.

Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka dorëzuar Presidentes Vjosa Osmani, propozimin për caktimin e Albin Kurtit si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Nagavci në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe letrën që i është dërguar Osmanit.

Letra e LVV drejtuar Presidentes Osmani


Lajmi kryesor:

Merr fund ngërçi politik në Kosovë, pas konstituimit të Kuvendit, votëbesohet qeveria e re! Kurti: Barazimi i ish-drejtuesve të UÇK me regjimin e Millosheviçit, i padrejtë