Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, D.M  pasi lëvizte me armë nëpër qytet. I arrestuari banues në Sukth të Durrës, posedonte një armë të tipit “Ekol 99”.

Tashmë ai është dërguar në komisariatin numër 6 të qytetit bregdetar ndërsa pritet të dalë para gjykatës dhe mbi të do të rëndon akuza e 'prodhimit të armëmbajtjes pa leje'.