PRISHTINE- Përveç ndryshimit të normës së akcizës për duhanin, vitin e ardhshëm Qeveria e Kosovës nuk ka parashikuar ndryshim i normave të tjera tatimore. Këtë e ka shprehur Ministri i Financave Besim Beqaj. Drejtues të shoqatës së importuesve të duhanit theksojnë se kjo rritje nuk do të ndikojë në rënien e importit.
Prej një janarit të vitit të ardhshëm hyn në fuqi norma e re e akcizës në duhan. Pas rritjes nga 27 në 30 euro për një kilogram në tetor të këtij viti, prej 1 janarit norma e akcizës së duhanit rritet edhe për dy euro, pra për një kilogram arrin në 32 euro akcizë. Sipas Ministri i Financave, Besim Beqaj, ky do të jetë ndryshimi i vetëm i normave tatimore.
Rritja e normës tatimore prej 5 eurosh brenda tre muajve, nuk pritet të ndikojë në rënien e importit, thotë kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi.
Rritja e akcizës pritet të reflektohet në ngritjen e çmimit të cigareve, thekson Kelmendi, duke sqaruar se brenda vitit në Kosovë importohen rreth 3 mijë e 200 tonë cigare.
Ministri i Financave, Besim Beqaj, thotë se Qeveria parashikon të rrisë të ardhurat, ndonëse nuk do të ketë ndryshim të normave tatimore.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndryshimin e normës së akcizës në duhan më 19 shtator, pas kërkesës së Ministrisë së Financave.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com