Më 28-29 seminar për përmirësimin
e mekanizmit të referimit të trafikimit

Me iniciativën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave Elona Gjebrea, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit (ICMPD), në kuadër të zbatimit të Projektit të ICMPD-së “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”- Faza 2 (THB/IFS /2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga ICMPD, në datat 28-29 Qershor do zhvillohet Workshopi multi-institucional “Për përmirësimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit dhe praktikat e mira në fushën e ndjekjes penale, hetimit dhe politikave gjyqësore”.

Aktiviteti dyditor do të ketë në fokus shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e ndjekjes penale, hetimit pro-aktiv dhe praktikave gjyqësore, rritjen e dënimeve, shkëmbimin e eksperiencave në përmirësimin e aftësive teknike të ekspertëve për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse për viktimat e trafikimit, si dhe forcimin e lidhjeve mes zbatuesve të ligjit, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile të përfshirë në mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Në këtë Wokshop do të referojnë ekspertë të huaj dhe vendas me një përvojë të posaçme në çështjet antitrafikim, si dhe janë ftuar aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe kombëtarë të përfshirë në zbatimin e MKR-së  dhe Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre