Më në fund i vjen fundi telenovelës 
 “100 Vitrinat”...pas 14 vjetësh!

Pas 14 vjetësh, i vjen fundi telenovelës historike të  Mediaset “100 Vitrinat”, e vendosur në një qendër tregtare në Torino. Zhvendosja e transmetimit nga Canale 5 në Canale 4, i dha goditjen përfundimtare telenovelës së dashur edhe për pubikun shqiptar, e cila nuk do të transmetojë madje as episodet e fundit të serisë në progres.

Sipas producentëve, mbyllja ndjehej në ajër prej kohësh, por dyshimi u bë realitet vetëm tani. Sezoni i gjashtëmbëdhjetë i telenovelës nuk do të prodhohet më, dhe madje nuk do të transmetohen as episodet e mbetura të serisë së 15-të. Bëhet fjalë për rreth 60 episode, të cilat ndoshta do të ofrohen në verë.

Prej kohësh vinte vërdallë fantazma e mbylljes. Shkak u bë rënija e ndjeshme e shikueshmërisë, që kur produksioni ndërroi shtëpi pas 13 vitesh nga Canale 5 në Canale 4.

Ajo çfarë u mendua si manovër shpëtimi e mbyti përfundimisht telenovelën, shikueshmëria e së cilës ra në mënyrë dramatike.

100 vitrinat

/ATSH/ 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im