Më në fund Toni Bler pranon
gabimin për luftën në Irak: Më falni!

Më në fund Toni Bler pranon<br />gabimin për luftën në Irak: Më falni!
Ish-kryeministri britanik Toni Bler ka kërkuar për herë të parë falje lidhur me gabimet që janë bërë gjatë luftës në Irak, duke pranuar se ka një lidhje mes pushtimit të Irakut dhe ngritjes së ISIS. Gjatë një interviste për CNN, Bler tha se i vjen keq për gabimet që u bënë gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003 por se nuk ndjen keqardhje për rrëzimin e diktatorit Sadam Hysejn.
 
“Kërkoj falje për faktin që informacionet që morrëm nga shërbimet inteligjente ishin të gabuara, edhe pse Sadami kishte përdorur armë kimike kundër popullsisë irakene”-tha Bler duke iu referuar pretendimeve që regjimi i Sadamit posedonte armë të shkatërrimit në masë, çka u përdor si pretekst nga qeveria amerikane dhe ajo britanike për të justifikuar nisjen e pushtimit në Irak.
 
Nga ana tjetër, Bler pranoi se lufta në Irak, ishte një prej shkaqeve kryesore të ngritjes së ISIS. “Natyrisht që nuk mund të thuhet se ne që rrëzuam Sadam Hysejnin në vitin 2003 nuk mbajmë përgjegjësi për situatën sot në Irak. Por duhet të kuptojmë se edhe pranvera arabe që nisi në 2011-ën pati impaktin e saj në Irak, dhe mos harrojmë që ISIS u ngrit nga një bazë në Siri dhe jo në Irak”, tha Bler.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten