Shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë ditët e fundit, Rihanna është shfaqur serioze ditën e djeshme në Bruklin në Nju Jork.

Ajo kishte veshur një fustan pink të shkurtër, komplet të mbyllyr në pjesën e dekoltesë dhe me mëngë të shkurtra gjatë shfaqjes së markës “Dior”.

26 vjeçarja dukej si një zonjë e vërtetë, teksa flokët i kishte gjysmë të kapura dhe kishte veshur një palë këpucë të kombinuara me çantën.

rihanna

Pamja e Rihannës ishte shumë ndryshe nga ajo në Met Gala gjatë fundjavës dhe në festën e organizuar pas këtij eventi, ku shfaqi të pasmet e saj seksi.

Aktualisht Rihanna po punon për albumin e tetë muzikor me David Guetta, DJ Mustard dhe Nicky Romero.

(b.t/shqiptarja.com)