Më parë kërkoj të dhëna
në internet, pastaj te mjeku
Përditë e me shumë rritet numri i njerëzve në botë, të cilët para se të shkojnë tek mjeku, konsultohen në internet për problemet shëndetësore që kanë. Sapo dikush merr vesh se vuan edhe nga një sëmundje e rëndë siç është një tumor “hidhet” menjëherë në internet.
Përditë e me shumë rritet numri i njerëzve në botë, të cilët para se të shkojnë tek mjeku, konsultohen në internet për problemet shëndetësore që kanë. Sapo dikush merr vesh se vuan edhe nga një sëmundje e rëndë siç është një tumor “hidhet” menjëherë në internet me pyetjet: Nga çfarë lloj kanceri vuaj? Si duhet të kurohem? Ku mund të mjekohem më mirë? A është i shërueshëm?
Kjo është një skemë, që sipas statistikave më të fundit, gjatë vitit 2010 është përsëritur për 13.3 milionë herë, aq sa janë rastet e reja me tumor në botë. “Një nga mënyrat më të shpejta dhe që mund të ndihmojë është të kthehesh në shtëpi, të ndezësh kompjuterin dhe që nga google, facebook, twitter, të marrësh një rrjet të vyer informacioni – thotë Gordon McVie, ideuesi dhe përgjegjësi I ecancerHub, një platformë falas, e prezantuar në Kongresin e Shoqërisë Europiane të Onkologjisë mjeksore në Stokholm, si I pari socialnetëork apostafat për “planetin Tumor”. Nëse të sëmurët kanë nevojë të dinë, do të thotë se nuk arrijnë të marrin nga mjekët përgjigjet e mjaftueshme. Keshtu pacientët kërkojnë gjithnjë e më shumë përgjigje në internet, kërkojnë këshilla në facebook nga njerëz që kanë kaluar të njëjtën sëmundje dhe dinë se ç’është dhe si janë efektet anësore.
Si historia e mjekut Gilles Frydman, pioner i komunitetit mjekësor online dhe themelues që në vitin 1995 i Association of Cancer Online Resources (Acor). Kjo është historia tipike e asaj që ndodh çdo ditë: atë vit gruas së tij iu diagnostikua tumor në gjoks. Pasi mori vesh lajmin Frydman u fut në internet për të mësuar gjithçka. Gjen një ëebsite që ishte ngritur nga familjarë dhe pacientë dhe aty mësoi se tumori I gruas së tij nuk ishte invaziv dhe se ku mund të shkonte për të zgjidhur problemin. Kështu gjeti në internet emra, numra telefoni dhe gruaja e tij, pas nndërhyrjes kirurgjikale miniinvazive sot është e shëruar.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.9%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy
26 Dhjetor, 13:17
-
Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion
26 Dhjetor, 13:08
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari
26 Dhjetor, 12:57
-
'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe për sigurinë ushqimore në vend
26 Dhjetor, 12:53
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli
26 Dhjetor, 12:47
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar
26 Dhjetor, 12:29
-
'Giro d'Italia' nis nga vendi ynë, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë
26 Dhjetor, 12:25
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor, 12:12