Më shumë se 1,100 ushtarë të
NATO-s do të vendosen në Poloni

Më shumë se 1,100 ushtarë të<br />NATO-s do të vendosen në Poloni
NATO-Komandanti i ushtrisë amerikane, Steven Gventer, ka dekalaruar se një batalion i përbërë nga më shumë se 1.100 ushtarë të NATO-s, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vendosen në Poloni në fillim të muajit maj.
 
Sipas Gventer, vendosja e këtij batalioni është një përgjigje ndaj okupimit dhe aneksimit të Krimesë nga ana e  Federatës Ruse.
 
"Është një mision, jo një cikël stërvitorë. Qëllimi është për të zmbrapsur agresionin rus në Baltik e në Poloni. Forca është plotësisht e gatshme për të qenë vdekjeprurëse" u shpreh nënkoloneli Gventer, i cili është edhe udhëheqsi i batalionit.
 
Batalioni është i përbërë nga 900 ushtarë amerikan, 150 britanike dhe afërsisht 120 ushtarë rumunë, të cilët do të vendosen shumë pranë kufirit me Rusinë.
 
Nga ana tjetër Rusia e ka dënuar vendosjen e trupave të NATOS-s pranë kufijëve të saj, duke e cilësuar këtë strategji si një shenjë provokimi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë