7-Marsi festa e mësuesit ka mbledhur në Lezhë, mësues, ish mësues dhe nxënës të cilët kanë festuar sëbashku këtë ditë të shënuar për ta.
Në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Arsimore e Lezhës, mësuesit me buqeta me lule në duar i janë gëzuar kësaj dite që shënon hapjen e shkollës së parë shqipe në vendin tonë.
Këngët vallet dhe interpretimet e mësuesve dhe nxënësve të tyre janë bërë pjesë e kësaj veprimtarie, e cila tërhoqi vëmendjen e të pranishmeve të cilët kishin mbushur sallën e pallatit të kulturës.
Drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj ka uruar të gjithë mësuesit për festen e 7-masrit, duke deklaruar se sot është një ditë nderimi për të gjithë ata që dhanë kontribut për zhvillimin e arsimit në vendin tonë.
Urimit për festen e mësuesit i është bashkuar edhe kryebashkiku i Lezhës, Fran Frrokaj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com