Mësuesit pro: Drejtorët
të zgjidhen me votë

Mësuesit pro: Drejtorët<br />të zgjidhen me votë
TIRANE- Nëse një drejtorët e shkollave apo edhe ata të drejtorive arsimore të rretheve do të zgjidheshin me votë, në arsimin shqiptar nuk do të kishte kaq shumë probleme. Nisma e re e sugjeruar nga “Alternativa Civile”, e cila kërkon ndryshim të draftit të arsimit parauniversitar, ka gjetur mbështetjen edhe të mësuesve në të gjitha shkollat e vendit. “Drejtori i Institucionit Arsimor, të zgjidhet me votim nga komuniteti i prindërve të këtij institucioni. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara nga ligji dhe trajnimet e nevojshme që kërkon posti. Kandidaturat, nuk duhet të jenë të propozuara nga parti politike apo sindikata, por të jenë individuale. Mandati i drejtorit, të jetë jo më shumë se katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë”, - ky është propozimi i bërë nga “Alternativa Civile”, e cila jep edhe argumentet se përse këmbëngul në këtë pikë. “Në nenin 66/1 të draftit që po hartohet, thuhet se: “Drejtori i institucionit arsimor publik (shkollës), përzgjidhet me konkurrim të hapur dhe ka mandat pesëvjeçar të përsëritshëm”. Por ekspertët e arsimit thonë se pavarësisht, se përdoret termi “përzgjedhje me konkurrim”, sërish drejtori i shkollës do të jetë një njeri politik, derisa ai emërohet nga drejtuesi i arsimit në qytet, i cili gjithashtu emërohet nga Ministri i Arsimit”, të cilët kanë zhvilluar një tur takimesh me mësues në të gjithë vendin, të cilët nuk ngurojnë të thonë se zyrat e kuadrit janë zhvendosur nga drejtoritë arsimore në zyrat e partisë në pushtet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset