Vizito Borough Market. Eshtë marketi më i vjetër i ushqimeve në Londër, që shërben ushqime të freskëta tradicionale dhe perime organike apo gatime shtëpie. Mund të provoni falas!!

Kalo një pasdite në Hampstead Heath. Rreth 800 akra gjelbërim plot argëtime, nga pikinket, tek  pishinat, duke mos harruar dhe një pamje të mrekullueshme të qytetit nga lart.

Muzeu i Historisë së Natyrës.  Fëmijët luajnë në këtë muze dhe shikojnë një nga koleksionet më të mëdha të natyrës.

Ecje në këmbë në Southbank. Argëtoje veten pa hapur kuletën dke shëtitur përgjatë Southbank . ka gjithmonë aktivitete falas, (muzikë, kërcim,  teatër, ëorkshops etj) gjatë ditës dhe natës.

Panorama nga ura Waterloo. Nga 33 urat që ka Londra ajo e Waterloo-s ofron pamje magjike nga ku mund të shohësh katedralen  St. Paul, the Gherkin, the Oxo Toëer, Somerset House dhe National Theatre.