Macron: Çdo gjë për të mos lejuar
largimin e SHBA nga Marrëveshja për klimën

Macron: Çdo gjë për të mos lejuar<br />largimin e SHBA nga Marrëveshja për klimën
FRANCE-Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Francë Emmanuel Macron tha të premten se do të bënte çdo gjë që është e mundur për të mos lejuar SHBA-në të largohet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur që presidenti amerikan të mos anulojë marrëveshjen për klimën”, tha Macron gjatë një interviste lidhur me fushatën për zgjedhjet presidenciale në Francë.

“Kjo do të jetë një prej tri temave kryesore të diskutimit. Do të diskutojmë për sigurinë kolektive, për klimën dhe cështjet ekonomike”, tha Macron duke theksuar se do të takohej me presidentin amerikan Trump, nëse zgjidhej president, në samitin e NATO-s që do të zhvillohet më 25 maj në Bruksel dhe në Samitin e G7-s më datat 26 et 27 maj në Itali.

“Nëse SHBA-ja do të largohet nga Marrëveshja e Parisit për klimën, presidenti Trump do të mbajë përgjëgjësi të madhe kundrejt planetit dhe popullit të vet”, shpjegoi ish ministri francez i Ekonimisë.

Për të bindur presidentin amerikan, Makron tha se do të mështetej fuqishëm tek Kina.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore