Presidenti francez Emmanuel Macron denoncoi të mërkurën sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, duke thënë se sulme të tilla nuk mund të mbetën pa u ndëshkuar, raportojnë mediat e huaja.
“Ukraina u godit nga bombardime masive sot, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa ujë dhe energji elektrike. Sulmet kundër infrastrukturës civile janë krime lufte dhe nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, ka shkruar Macron në një postim në Twitter.
Sulmi në shkallë të gjerë çoi gjithashtu në ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavinë fqinje. Franca planifikon të mbajë një konferencë donatorësh në Paris muajin e ardhshëm në mbështetje të Ukrainës dhe fqinjit të saj jugperëndimor, tha Macron.
“Me afrimin e dimrit, ne do të rrisim mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën më 13 dhjetor për ta ndihmuar atë të mbrojë infrastrukturën energjetike. Nuk do ta harrojmë Moldavinë, e cila gjithashtu u prek nga ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike”, ka shkruar Macron në Twitter.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje











