Telefonata e papritur e Macron gjatë një konference, presidenti ukrainas: Më falni Emmanuel, mund t’iu telefonoj për 15 minuta? (VIDEO)

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë një video-konference midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gazetarëve, pasi diskutimi u ndërpre nga një telefonatë nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një video të publikuar në platformën X, Zelensky po përgjigjej pyetjeve të një gazetareje kur papritmas mori celularin dhe dëgjohet duke thënë: "Më falni, Emmanuel, kam një bisedë me gazetarët, a mund t’ju telefonoj për 15-20 minuta?"

Pas disa sekondash, ku dukej se Macron kishte pranuar ftesën, Zelensky i tha: "Po, të lutem, faleminderit Emmanuel! Mirupafshim!"

Gazetarët që ishin të pranishëm në konferencë e pyetën më pas presidentin ukrainas nëse vërtet ishte Macron ai që e telefonoi, dhe ai konfirmoi se, po, ai sapo kishte folur me presidentin francez.

“Po, sapo fola me presidentin Macron. Ne flasim shumë shpesh, pothuajse çdo ditë,” sqaroi Zelensky.

 

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm