Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë”, tha Macron për transmetuesin France Inter.
“Franca nuk po dërgon armë”, shtoi ai.
Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e pajisjeve ushtarake arritën deri në 33 milionë dollarë, sipas raportit vjetor për eksportin e armëve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kishin dërguar armë Izraelit vitin e kaluar në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.
Në shtator, Britania njoftoi për pezullimin e eksporteve të armëve për Izraelin, duke u thirrur në “rreziqe reale” se ato armë mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Macron përsëriti shqetësimin e tij mbi konfliktin në Gazë që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura që palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.
“Mendoj se ne nuk po dëgjohemi. Mendoj se është gabim, përfshirë edhe për sigurinë e Izraelit”, tha ai, duke shtuar se konflikti po çon në “urrejtje”.
Ai po ashtu foli edhe për përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në Liban. Ai tha se ky përshkallëzim është “prioritet”.
“Libani nuk mund të bëhet Gaza e re”, tha ai.
Të hënën, më 7 tetor, shënohet njëvjetori i sulmit të paprecedent të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
GJNP urdhër-arrest ndaj Netanjahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant! Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash mund të ketë ndaj Izraelit?
22 Nëntor, 09:39
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lideri i Hezbollah: Do të godasim qendrën e Tel Avivit
20 Nëntor, 16:31
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22
-
Netanyahu viziton Rripin e Gazës: Hamasi nuk do të qeverisë më këtu! Baza italiane e UNIFIL në Liban goditet me 8 raketa! Argjentina tërheq trupat e saj
19 Nëntor, 16:38
-
Lufta/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit në Liban
18 Nëntor, 09:22
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor, 08:49