Foto: Emmanuel Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron ka hedhur poshtë thirrjen e Donald Trump që vendet e tjera të përdorin forcën ushtarake për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit, duke e quajtur sugjerimin "jorealist".
Në një fjalim televiziv, Trump - i cili ka kritikuar ashpër aleatët që nuk e kanë mbështetur gjatë luftës me Iranin - u bëri thirrje kombeve të tjera të "shkojnë në Ngushticë dhe ta marrin atë".
Macron tha se “ideja e çlirimit me forcë të Ngushticës së Hormuzit përmes një operacioni ushtarak” ishte “jorealiste”.
Ai përsëriti se, pavarësisht kërkesës së Trump për mbështetje, Franca nuk do të merrte pjesë në konfliktin kundër Iranit, pasi është një operacion SHBA-Izrael.
Lajmi kryesor:
Trump: Fituam! Këto dy javë kthejmë Iranin në Epokën e gurit! Zhbllokimi i Hormuzit do të vijë më përfundimin e luftës











