Macron: Kusht vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi! Vuçiç: Franca një mik i vërtetë për ne

Macron: Kusht vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi! Vuçiç: Franca një mik i vërtetë për ne

Arritja e stabilitetit dhe paqes në Ballkan është thelbësore për arritjen e paqes në Ballkan, është shprehur kështu presidenti Francez Emannuel Macron, gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris.

Presidenti francez e theksoi se është tejet e rëndësishme për të arritja e paqes dhe avancimi me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“ BE është tejet i interesuar në normalizimin e situatës, në veçanti edhe i dërguari special i saj Miroslav Lajçak. Po ashtu edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e ka treguar interesimin e saj, në qetësimin e këtyre marrëdhënieve”, tha Macron.

Ndërkohë që theksoi edhe njëherë vullnetin e tij personal në zgjidhjen e situatës, në atë që e ai e quan si zemra e Europës.

 “Llogarisni në dyert e mia, e unë do të vazhdojë të jem me ju derisa të arrijmë përparim në këtë rrugë, në rrugën e normalizimit, por edhe në rrugën që na sjellë stabilitet e paqe në rajon dhe e di se ky është synimi i juaj”, tha Macron.

Ndërkohë që presidenti serb nuk ka hezituar të shprehë vlerësimin për atë që ai e quan partner i vërtetë për të.

“Franca nuk është vetëm një vend i rëndësishëm për ne, por mik i vërtetë.  Çështja e Kosovës dhe Metohisë është një çështje shumë e rëndësishme për ne dhe nuk është aspak e lehtë. Të gjithë duhet të punojmë për arritjen e një zgjidhje kompromisi për të dy palët, gjë që nuk ka qenë deri më tani. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm ta dëgjojë presidentin Macron dhe idetë e tij. Le të përpiqemi t’i afrohemi një marrëveshjeje. Unë do t’ia paraqes platformën tonë presidentit Macron dhe jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje të ndershme dhe të hapur dhe se do të arrijmë diçka në të ardhmen”, tha Vuçiç.

Ai tha se një temë tjetër, gjithashtu e rëndësishme është rruga e Serbisë drejt BE-së dhe tregoi edhe njëherë mbështetjen e tyre.

Bisedimet e fundit të tyre, Vuçiç dhe Macron i kanë pasur në korrik të vitit 2020 kur u mbajt një video-samit për Kosovën dhe Serbinë, i organizuar nga Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Macron zhvilloi një vizitë dy-ditore në Serbi më 15 korrik 2019.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/02/2021 03:26

    <<Miku>> ne kete rast ,duhet te ishte asnjanes,por duket qe nuk heq dore nga preferencat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave