Macron me COVID-19, shpërthejnë kritikat ndaj presidentit francez

Macron me COVID-19, shpërthejnë kritikat ndaj presidentit francez

Foto ilustruese

Liderët evropian kaluan një shok ditën e djeshme pasi Macron rezultoi pozitiv me COVID-19 , pasi kishte qenë i pranishëm në një samit të BE javën e kaluar, shumë prej të pranishmëve u vetizoluan dhe disa të tjerë pas testeve rezultuan pozitiv me COVID-19.

Njëri nga ata është edhe Kryeministri Sllovak Igor Matovic. Disa udhëheqës të tjerë të pranishëm në samit raportuan se kishin rezultuar negativ, disa nuk po testoheshin dhe të tjerët nuk kanë njoftuar ende rezultate nga testet e tyre.

Në Francë, Macron u përball me kritika për veprimet e tij të cilat u panë një shembull i keq  ndërsa vendi sheh një rritje të rasteve të konfirmuara dhe mjekët paralajmërojnë familjet të marrin masa paraprake, veçanërisht gjatë festave.

Edhe pse  Macron zakonisht mban maskë dhe i përmbahet rregullave të distancimit social, e që nga fillimi i pandemisë ka këmbëngulur që strategjia kundër virusit të drejtohet nga shkenca, presidenti 42-vjeçar është kapur në kamera ditët e fundit duke shkelur udhëzimet.

Ai shtrëngoi duart me pothuajse gjysmën e të pranishmëve dhe përqafoi kreun e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Angel Gurria, në një takim. Të dy ishin të maskuar, por zyra e Macron pranoi të Premten se veprimi ishte totalisht i gabuar.

Javën e kaluar, Macron ishte pjesë e një samit të BE në Bruksel me udhëheqësit e 26 vendeve të tjera të BE. Në video të ndryshme gjatë samitit u panë liderët edhe pse në ambient të mbyllur shumica ishin pa maskë, mes tyre edhe Macron .

Macron gjithashtu priti ose mori pjesë në  shumë organizime të mëdha në ditët para se të rezultonte pozitive, duke përfshirë me anëtarët e partisë së tij dhe politikanët rivalë, ndërsa francezët këshillohen të shmangin tubimet me më shumë se gjashtë persona. Zyra e tij ka kontaktuar të pranishmit për vaktet, por u tha disa personave të cilit ishin ulur larg presidentit se ata nuk konsiderohen të rrezikuar.

Macron po vuan nga ethe, kollë dhe lodhje, thanë zyrtarët të premten. Ata nuk do të jepnin detaje të trajtimit të tij. Ai po qëndron në rezidencën presidenciale të La Lanterne në ish-qytetin mbretëror të Versajës.

Testi pozitiv i Macron vjen në një kohë që autoritetet franceze kanë parë një rritje të rasteve të reja ndërsa familjet franceze përgatiten të bëhen së bashku për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Macron bëri një  test sapo iu shfaqën simptomat të enjten në mëngjes dhe do të izolohet për shtatë ditë, në përputhje me rekomandimet e autoriteteve kombëtare të shëndetit. Ministri francez i shëndetësisë sugjeroi që Macron mund të ishte infektuar në samitin e BE në Bruksel javën e kaluar, por Macron kishte takime të shumta gjithashtu në Paris.

Franca kishte rastin e parë të virusit në Evropë në janar, por qeveria e Macron u vu nën kritika për mungesën e maskave ose testeve të mjaftueshme dhe mos marrjen e masave në kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • investiguesi: 18/12/2020 23:16

    Do bënte mirë të mos interesohej fare. Dihen mirë pasojat e vaksinimeve në Afrikë. Për qelbësirat e vaksinave dhe për padronët e tyre të errët ka ardhur koha për tu përdorur nga elita e Rendit të Ri Botëror. Le ta bëjnë me zell punën e tyre se gjysmën e lekut do të marrin.

    Përgjigju
    • @investiguesi: 19/12/2020 07:48

      Ndryshoje emrin veje Konspiracionist se dy lidhje me investiguesin si ki.! Vaksina ska asnji pasoj, leni kto rendet botrore se po te ken aq shum gjona ne dore saç kan skan nevoj x vaksin per me e bo Rendin e Ri boteror.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)