Macron: Ne do të punojmë me Poloninë për të kuptuar se çfarë ndodhi

Macron: Ne do të punojmë me Poloninë për të kuptuar se çfarë ndodhi

1668548102_macron.JPG

Në samitinin e G20 e cila po zhvillohet në Bali, Indonezi, Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për raketat që goditën Poloninë.

Ai tha se ata duhet të punojnë me Poloninë për të kuptuar se çfarë ndodhi ditën e djeshme në atë vend, për të kuptuar se nga erdhi ajo raketë.

“Ne do të punojmë së bashku me Poloninë për të kuptuar se çfarë ndodhi dje”, tha presidenti francez Macron gjatë një konference për shtyp në G20 në Bali. 

Ai tha se brenda G20 ka konvergjencë për të shtyrë Rusinë për të de-përshkallëzuar konfliktin.

"Solidaritet maksimal me Poloninë për atë që ndodhi. Ka konvergjencë brenda G20 për të shtyrë Rusinë për të de-përshkallëzuar konfliktin", tha Macron, duke specifikuar se Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë kuptim.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?