Macron në Tiranë: Shqipëria është ankoruar në BE, Franca 600 mln € mbështetje! Rama: Do jemi Europa e Ballkanit, rrugë e pakthyeshme

Në krah të kryeministrit Rama, gjatë konferencës së përbashkët, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, e ka quajtur gabim mungesën e vizitave zyrtare të Presidentëve të Francës që prej vitit 1912 në Shqipëri.

Ishte një formë rregullimi i gabimit kjo vizitë. Një formë riangazhimi i marrëdhënies tonë", tha Macron.

Ndërsa Rama tha se vendeve të Ballkanit, duhet t’u jepet mundësia e ribashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, Macron, u shpreh i bindur se vendi i Shqipërisë është në Evropë, duke thënë se tashmë është ankoruar në BE. 

"Nuk duhet lënë që të bëhet ankth dhe pasiguri. Në kushtet kur autokracitë po marrin avantazh në raport me demokracitë , jam shumë i lumtur që presidenti e tha shumë qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës", tha Rama. 

"Shpreh se po jetojmë një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Evropa, po hyjmë në një erë të re, të bashkimit të kontinentit tonë. Jemi në një moment ku duhet të ju japim civilizim historik, e ardhmja juaj është në Evropë", tha Macron.

Macron, thotë se ka qenë ai që ka penguar procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian në vitin 2019, por shton se këtë e ka bërë pasi sipas tij, po ndodhte një proces indiferent dhe hipokrit.

"Data e prerë është kundër kësaj fryme. Në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më shumë gjyshër dhe nipër, ka vetëm të barabartë dhe ky është gjenialiteti i kësaj Evrope", tha Macron. 

"Shqipërisë nuk i intereson një datë. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE. Ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë", tha Rama. 

Kur Rama përmes një batute shprehu ambicjen e Shqipërisë për të thithur investitorët, Macron përmendi dhe disa nga fushat në të cilat Franca e ka fokusin për të nxitur investime. Nga Tirana, Macron ka premtuar 600 mln euro mbështetje për projekte për Shqipërinë. Macron tha se mbështetja do shkojë për prioritetet që do vendosë qeveria.

"80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani. Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët, sa një këmbë e Mbappes. Por janë shumë krahasuar me disa vjet më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappes. Tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappes", vijoi Rama. 

"210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027. Gëzohem për atë që kemi ndërtuar këto vite bashkë në luftën kundër kriminalitetit dhe trafikut", tha Macron. 

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme Macron tha se Franca po bën gjithçka për lirimin e pengjeve atje dhe po ashtu shtoi se terrorizmi duhet luftuar.

Ky moment i vështirë për popullin izraelit, civilet palestinez dhe gjithë zonën, tregon se ata që besuan se kjo ështe çështje ekonomike, harruan që ishte edhe politike. Mbështes vullnetin e Izraelit për t’u mbrojtur nga grupet terroriste. Jemi përpjekur të dallojmë Hamasin nga autoritetet palestineze dhe civilët palestinez

Macron mbërriti në Tiranë një ditë më parë dhe e nisi vizitën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave ku i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 16:46
    FOTO/ Macron përfundon vizitën zyrtare në Tiranë, Rama e përcjell në Rinas: Shihemi së shpejti! Rroftë Shqipëria, rroftë Franca

    1697554201_392893109883584846470511730796447715047039n.jpg

    Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka përfunduar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë. Ai është përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka publikuar një foto në rrjete sociale teksa përshëndetet me Macron.

    "Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President. Rroftë SHQIPËRI, RROFTË FRANCA", shkruan Rama.

    Vizita zyrtare e Macron është e para e një presidenti francez në Shqipëri që prej vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, 101 vjet më parë. Macron nisi mbrëmë vizitën e tij në Tiranë ku dekoroi shkrimtarin e shquar Ismail Kadare me dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”.  Më pas në në Pallatin e Brigadave u shtrua një darkë zyrtare e mbajtur me miqtë e Francës, në nderim të Presidentit francez Emmanuel Macron. Ditën e sotme Macron u takua me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas në Kryeministri u nënshkruan disa marrëveshje mes vendit tonë dhe Francës. Pas konferencës me Ramën, të dy morën pjesë në ceremoninë hapjes së vilës së ish-diktatorit për artin dhe shndërrimin në një rezidencë artistësh.

    Ora 11:45
    Rama kritika për Këshillin Evropian: Më duket si familje ku të gjithë kanë të njëjtën peshë vendimmarrje! Po si mund të kundërshtojë stërnipi urtësinë e gjyshërve me eksperiencë?

    1697534793_rama.jpg

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar edhe procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Evropës. Sipas tij, Shqipërisë (ose vendeve më të vogla) nuk i duhet të ketë të njëjtën peshë vendimmarrje me fuqitë e mëdha.

    ‘Nuk të bën të bashkuar me Evropën fakti që ke apo s’ke të drejtën e votës në Këshillin Evropian.

    Mua Këshilli Evropian sot më duket si familje kur gjyshit, fëmijët etj të gjithë kanë njëlloj të drejtë në vendimmarrje. Po në cilën shtëpi ndodh kjo? E gjithë pjesa e urtë e shtëpisë dhe me eksperiencë duan të marrin një vendim çohet stërnipi thotë jo. Ky është problem, që do e zgjidhin këta jo ne, se kjo është e mira kur je Shqipëri që se ke barrën të marrësh vendimin për gjërat e rënda. Ne s’duam atë, ne duam vendin tonë aq sa na takon në një familje të bashkuar. Ku si merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë e mori Skënderbeu Evropën.’- tha Rama.

    Ora 11:39
    Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: S’na intereson datë as të jemi të privilegjuar! Duam të ndryshojmë katërcipërisht historinë e vendit tonë, aty ku përkasim

     

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë idenë e të pasurit një proces kalendarik për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama thotë se në interes të vendit tonë nuk është një datë, madje as të jemi të privilegjuar karshi vendeve të tjera, por të ndryshohet katërcipërisht historia e vendit tonë. Shenjat e këtij ndryshimi, Rama thotë se po evidentohen në marrëveshjet që po nënshkruhen, të cilat deri më dje nuk e kishe luksin t’i imagjinoje nëse nuk do ishe pjesë e unionit.

    ‘Sigurisht që do duhet pak kohë që mesazhi shumë i qartë o presidenti mbrëmë dhe sot, i cili është risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin e të gjithë atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces por që janë të mësuar ta shohin këtë proces vetëm në rrugën tradicionale. Pyetja juaj është shprehje e këtij të mësuari, të të gjithëve ne prej shumë vitesh, me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin. Ndërkohë që, çdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e komplementarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve u jepen më shumë hapësira ku bashkimi i Evropës të bëhet praktik e i prekshëm në të dyja palët. Nuk ka korsi preferenciale në këtë proces. Ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut, te Rilindasit, te njerëzit që në shekuj e kanë dashur Evropën si tyren, edhe kur s’ekzistonte BE. Uroj që ky koncept të kthehet në mekanizëm që na mundëson që ajo çka dje në samit nisi si rrugë paralele zhvillimi të zgjerohet.

     Plani i ri i rritjes është guri i parë. Për herë të parë do të përfitojnë më shumë financime dhe do të përfitojnë akses në tregun e përbashkët ekonomik. Shqipërisë s’i intereson një datë, e para se do të mbetej një takim i parealizuar. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur vendet e BE, ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë dhe për ta bërë të pakthyeshme evropianizimin e Ballkanit që t’u shpëtojë tundimeve të të tjerëve. Bashkimi i Evropës duhet të ndodhë.’- tha Rama.

    Ora 11:37
    Macron nga Tirana: Marrja e pengjeve nga Hamasi e neveritshme, po bëjmë gjithçka për t’i çliruar

     

    Nga Tirana, presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa tha s epo bëjnë negociata për çlirimin e pengjeve, si atyre francezë, por edhe të të tjerëve. Macron paralajmëroi një vizitë të tij, por vetëm kur të këtë një marrëveshje çoftë për çështjen humanitare apo për mospërshkallëzimin e situatës.

    "Kemi kontaktuar me Hamasin për të arritur çlirim e pengjeve francez dhe të gjithë të tjerëve. Marrja e  civilëve peng, nga të gjitha kombësitë është e tmerrshme, e neveritshme. Po bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Orë pas ore i ndjekim këto negociata. Po bëjmë gjithçka për të arritur çlirimin. Kam pasur rastin të bisedoj me kryeministrin izraelit, presidentin palestinez dhe gjithë drejtuesit e zonës dhe kam 10 ditë që e bëj. Kam shprehur solidaritetin tonë me popullin e izraelit. U shpreha mbështetjen që Izraeli që të mbrohet, kam kërkuar respektimin e të drejtës humanitare dhe mbrojtjen e popullsisë civile dhe mos shkallëzimin e konfliktit në Liban. Do shkoj sapo të vlerësoj se kemi një axhendë të dobishme dhe veprime konkrete për të zhvilluar atje. Do shkoj kur të kemi një marrëveshje konkrete qoftë për mospërshkallëzimin dhe çështjet humanitare", tha Macron.

     

    Ora 11:35
    Franca frenoi zgjerimin e BE-së, Macron nga Tirana: Doja t’i jepej fund një mekanizmi të ftohtë

     

    Presidenti francez, Emanuel Macron shpjegoi arsyen përse Franca frenoi zgjerimin e BE-së.

    “Unë isha ai që pengoi procesin, po ndoshte mbledhja në një indiferencë të sigurt dhe krejtëisht hipokrite një revistë burokratike e procesit të zgjerimit dhe thuhej do të zgjasë dhe jeni në një X kapitull, vendeve të tjera u thuhej herës tjetër keni për ta parë, duhet të jetë më politik, nuk kemi nxjerrë të gjtiha pasojat, në thelb do të thotë nuk mund të jetë një proces burokratik, hapi një fazë trasformimesh, më parë nuk ndodhte, u ripolitizua procesi duehej të nxirrnim të gjitha pasojat. Doja t’i jepej fund një mekanizmi të ftohtë, për shembull, Serbia për të cilën ka hyrë prej vitsh në këtë proces, ka hyrë shumë ngadalë, së pari të politizohet t’i shoqërojë këto reforma dhe të them ne që jemi në be të bëjmë reforma, kjo Evropa nuk funksionon gjithëmonë në mënyrë opitimale, është një mekanizëm shumë i mirë, në këtë frymë dua ta bëjmë këtë transomim, kemi një epokë të re, dua ta bëjmë duke i tronditur zakonet.  Nuk duhte të presim që të hyjnë në Evropë që këto vende të konvergohen. Nëse ju ndodh një aksident demokratik nëse keni drejtues që thoni nuk bëjmë asnjë reformë, juve keni një kryetar të angazhuar në agjendën evropiane, bazohet tek merita, ditën kur një vend të ecë më shpejt a mund të ngadalësohet nga krizat? Një tronditje që mund të ndodhë duke pasur parasysh luftën në teritoret tonë. Do të ketë një provokues të jashtëm, mos e nënvlerësoni rëndësië e rrugës vetëm është thelbësore sepse e bëni për veten tuaj, në momentin kur uleni në tavolinë nuk ka më gjyshër dhe nipër, nuk ka hegjemoni, secili respektohet si i brabartë. Evropa është një transferim që e kemi zgjedhur vetë, vendim që të bashkojmë gjëra, ne transferojmë kompetenca, heqim dorë nga gjëra që i bëjmë vetë", tha ai.

    Ora 11:32
    Macron nga Tirana: 600 mln euro mbështetje për projekte

     

    Presidenti francez Emmanuel Macron, nga Tirana ka premtuar 600 mln euro mbështetje për projekte për Shqipërinë. Macron tha se mbështetja do shkojë për prioritetet që do vendosë qeveria.

    “210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është për një marrëveshje që do ta strukturojë këtë marrëdhënie. Gëzohem për atë që kemi ndërtuar këto vite bashkë në luftën kundër kriminalitetit dhe trafikut. Keni qenë efikase në këtë fushë”, tha Macron.

    Ora 11:29
    Macron: Shqipëria është ankoruar në Europë, jeni popull që e dëshironi BE

     

    Presidenti francez Emmanuel Macron nga Tirana ka premtuar mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Macron tha se vendi ynë tashmë është ankoruar në Europë.

    "Vendi juaj është i ankoruar në Europë, jo vetëm në këtë zonë ku donin t’iu mbyllnin shumë herë, por edhe në Mesdheun tonë, pra në zemër të kontinentit tonë. Të jem këtu me ju është të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa jonë. Po jeton si vagull, por po hyjmë në erën e ribashkimit të kontinentin tonë. Në vitin 2022 ju shënuat nëj etapë të rëndësishme me konferencën e parë ndërqeveritare, që shënjoi këtë rrugë të pakthyeshme të Shqipërisë në BE. Jemi një vend dhe një popull që e dëshironte Europën, kjo është thelbësorja, për këtë kohë të ribashkimit", tha Macron.

    Ora 11:27
    Rama konferencë me Macron: Do të bëjmë çdo gjë që të jemi Evropa e Ballkanit në çdo aspekt

     

    Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin francez, Emanuel Macron teksoi se Shqiperia po punon që të kthehet në Evropën e Ballkanit në çdo aspekt.

    “Mund të mikpresësh shumë francezë, por kur i pari i vendit troket në derë…që presidenti francez të vijë në Shqipëri nuk është diçka e lehtë dhe nuk ka qenë e lehtë prandaj unë kam qenë i lumtur sepse prania konfirmon besimin që ambicia e Shqipërisë për t’u bërë Evropa  e Ballkanit është e pakthyeeshme. Do përpiqemi të jemi jo një nga 6 pjesët që është evropiane kur flet me Evropën dhe bëhet ballkanike  kur flet me 5 të tjerët. Do vijojmë të investohemi për ta rimishëruar Evropën sepse procesi i zgjerimit janë procese që kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten. Ky proces nuk është që ne të ikim në Evropë, por Evropa të vijë këtu. Unë ju siguroj që ne do të bëjmë çdo gjë që çdo vit e më shumë të jemi Evropa e Ballkanit në çdo aspekt, kemi shumë për të bërë”, tha Rama.

     

    Ora 11:24
    Macron: Proesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne! Nëse Evropa e mendon veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet

     

    Presidenti i Francës, Emanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama theksoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

    “T’ju japim juve dhe gjithë rajonit fizibilitet, kemi respekt për një popull sovran, më tepër synojmë një bashkim me të ngjashmit, të flasim për çështje të përbashkëta, unë e them nga Franca ky ribashkim evropian është i mirë për ne, kush mund të flasë për një Evropë fuqi kur lëmë në mes vende që ndikohen nga fuqi të tjera, kush mund të flasë për një Evropë fuqi, nëse Evropa do ta mendojë veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet, nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë dhe popullit të saj, proesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne, juve keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, jeni vetë kripa e Evropës, juve rrugën do ta kryeni, do t’ju shoqërojmë me respekt, me invesime konkrete, ne të dimë të gjejmë rrugën e bashkimit që të na bëjë të mundur të bëjmë këtë lëvizje, ndryshe do të jetë rreziku që këto procese t’i dekurajojnë duke vendosur objektiva të paqarta", tha ai.

    Ora 11:17
    Macron në Tiranë: Do të investojmë në shkollën e profesioneve dixhitale

     

    Presidenti Emmanuel Macron, në vizitën e tij të parë në Tiranë, premton mbështetje për të rinjtë dhe të rejat shqiptare duke thënë se do investojnë në shkollën e profesioneve dixhitale

    "Të hapim terrene të reja atje ku s’kemi qenë. Ka pasur një delegacion dhe janë nënshkruar marrëveshje në fushën energjive të rinovueshme, është një hap përpara në infrastrukturë, në sektorin e ujit, në inovacion, shpresoj që të jemi në krahun tuaj në ambicien tuja për turizmin. Shpresoj të kemi franzce, që ju vetëm jo të hapni shkolla të nivelit të parë, por edhe të formoni,. Franca do angazhohet që të formojë të rinjtë shqiptarë me zanatet e hotelerisë", tha Macron.

    Ora 11:13
    Macron: Asnjë president francez s’kishte ardhur në Shqipëri as për të bërë një copë rrugë bashkë, ishte një gabim i thellë

     

    Një marrëdhënie të riparuar e cilësoi Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitën e tij historike për herë të parë në Tiranë. Macron vuri në dukje se ka qenë një gabim nga pala franceze fakti që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur tokën shqiptare, megjithatë Macron tha se prania e tij në Tiranë evidenton një ‘ndreqje’ të gabimeve të së shkuarës, duke i hapur rrugë bashkëpunimit mes Francës, vendit tonë dhe vendeve të Rajonit. 

    ‘Unë mund t’ua them që jam i  lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që gjendjen krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, me terrorizmin në vendin tonë, luftën në Kaukaz sepse u përmenda sulmin e djeshëm në Buksel.

    Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu... dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të bijojmë gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë.’- tha Macron.

    Ora 11:06
    Rama në konferencë me Macron: Marrëdhënia jonë ekonomike më parë vlente sa një këpucë e Mbappesë, tani do luftojmë për 'këmbën e dytë' të tij

     

    Kyeministri Edi Rama nuk i kurseu batuat as gjatë konferencës së përbashkët me presidentin francez, Emanuel Macron, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

    “Sot fakti që 80 mijë francezë vijnë për pushime është një lajm për arsye më të mira, për këtë dua të falënderoj presidentin dhe pastaj qeverinë franceze që janë treguar të durueshëm, në luftën kundër kriminalitetit kanë qenë vijimësisht të gatshëm për të bashkëpunuar me ne, bashkëpunimi në nivelin e sigurisë është kthyer në një model edhe për të tjerët, edhe në Granada ku kemi qenë së bashku, ku model ka shërbyer se si mund të thellohet dhe bëhet reazultative duke qenë të hapur për bashkëpunim dhe luftuar kundër emigracionit të paligjshëm, kjo ka kërkuar durim, është zhvilluar në një presion të brendshëm, sot jemi në një tjetër nivel, e kemi Francën këtu përmes disa flamujve të krenarisë së saj sipërmarrëse. 100 kompani me kapital të përbashkët, nga pikëpamja është sa një këmbë e Mbapesë, janë shumë krahasuar disa vite më parë, ku marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappesë, tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappesë, dua ta mbyll këtë hyrje edhe një herë tjetër duke e përsëritur jam shumë i lumtur”, tha Rama.

    Ora 10:59
    Rama konferencë me Macron: 80 mijë francezë vizituan Shqipërinë, vite më parë e paimagjinueshme! Në Francë bëheshim lajm vetëm për keq

     

    Në konferencën për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, Rama tha se deri më tani për këtë vit e kanë vizituar Shqipërinë 80 mijë turistë francezë. Rama tha se kjo shifër më parë ishte e paimagjinueshme.

    Sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë deri tani, numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të mbetur të vitit 2023. 80 mijë para ca vitesh ishin shifër e paimagjinueshme. Prania e madhe e turistëve është një arsye për të besuar se në këtë angazhim baza e lidhjes dhe njohjes ndërsjellët po fuqizohet çdo ditë nga njerëzit. Deri para ase vitesh Shqipëria bënte lajm në Francë vetëm për arsye të gabuara, sot fakti që 80 mijë francezë vijnë në Shqipëri për pushime është një lajm për arsyet më të mira.

    Ora 10:53
    Rama në konferencë me Macron: Se them shpesh, por sot jam shumë i lumtur që jeni në Tiranë! Marrëdhëniet dypalëshe janë thelluar

    1697532540_rama.jpg

    Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën me presidentin Macron duke u shprehur i lumtur që ishte krah tij në kryeqytetin tonë. Rama u kujdes të nënvizonte se ndonëse në gjuhë protokolli mbiemri ‘i lumtur’ do duhet të përdoret shpesh, ai e përdor atë në raste të sinqerta e të mëdha dhe e tillë ishte edhe vizita historike e Macron në Shqipëri.

    ‘E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionin tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar nga anglishtja.

    Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot.

    Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh. E vërteta është se saherë unë gjendem në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme dhe them i kënaqur. Por sot dëshiroj ta them se jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah te presidentit të Francë, jo në Paris, jo në një qytet të Evropës por në Tiranë. Kj vizitë është angazhim për t’u thelluar më tej marrëdhënia mes Francës dhe Shqipërisë që ka njohur një zhvillim i papritur por edhe i shumë pritur si rezultat i një riangazhimi të Francës në Rajon.’ – tha Rama.

    Ora 10:47
    Macron takim me Ramën, nënshkruhen marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

     

    Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, Presidentin e Francës Emmanuel Macron në të parën vizitë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri. Në kuadër të vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron dhe forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës, u nënshkruan sot disa marrëveshje:

    -Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës, - nënshkruar nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht.

    -Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga  Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtor për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier.

      -Marrëveshja e bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara tëRepublikës Franceze, - nënshkruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti për Qendrën Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara Dominique Boutonnat.

    -Deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike - nënshkruar nga Ministri i Brendshem i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla dhe Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Catherine Suard.

    SI.E./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

    Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet