Macron ofertë të parezistueshme dy Youtubers-ave: Bëni këngë të ruhen masat antiCOVID dhe ky do të jetë shpërblimi im (VIDEO)

Pandemia Covid-19 ka ndryshuar jetën tonë të përditshme dhe për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit, mbajtja e maskës dhe respektimi i masave është një pengesë efektive. Por ka kaluar më shumë se një vit që të gjitha vendeve të botës u është kërkuar të ndjekin këto udhëzime, shenjat e lodhjes janë vërejtur kudo, veçanërisht tek më të rinjtë.

Në Francë, Presidenti i Republikës ka nisur një sfidë për dy Youtubers, McFly & Carlito shumë të njohur, duke u kërkuar atyre "të bëjnë një këngë për të shpjeguar" qytetarëve të gjitha gjestet të cilët mund të pengojnë përhapjen e mëtejshme të virusit.

Nëse videoja arrin 10 milion shikime, Emmanuel Macron u ka premtuar dy miqve që të bëjnë videoklipin e këngës së qëlluar në Elysée. McFly & Carlito, të cilët kanë 6.3 milion subscribers në kanalin e tyre në Youtube, pranuan sfidën e presidentit, në këmbim edhe të disa anekdotave të presidentin të cilat do të përfshihen në versionin përfundimtar të këngës.

Të dy YouTubers të Dielën në mëngjes regjistruan "Më kujtohet", një këngë me një melodi kitare, nëpërmjet të cilat ata ftojnë qytetarët të respektojnë masat kufizuese për t’iu rikthyer sa më shpejt jetës normale para Covid-19. Brenda 24 orësh klipi ka arritur në 5.7 milion shikime. Me këtë ritëm, pragu prej 10 milionësh ndoshta do të tejkalohet në orët në vijim.

Tanimë Këshilltarët e presidentit francez duhet të jenë tashmë në kërkim të disa anekdotave të " mira" që Emmanuel Macron do të ndajë me dyshen.

"Je me souviens" është shpërndarë në mediat kryesore franceze dhe ata kanë deklaruar se të ardhurat do të dhurohen për Agoraé, një rrjet dyqanesh ushqimore për studentët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?