1750619196_qrqrqr.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi të dielën që të shmanget një “rritje e jashtë kontrollit të tensioneve” në Lindjen e Mesme pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara kundër programit bërthamor iranian.

Ai tha se “asnjë përgjigje vetëm ushtarake nuk mund të sjellë rezultatet e duhura” dhe se “ringritja e bisedimeve diplomatike dhe teknike është mënyra e vetme për të arritur qëllimin që të gjithë duam, që Irani të mos marrë armë bërthamore, por edhe që situata në rajon të mos dalë jashtë kontrollit.”

Këto fjalë ai i tha në fillim të mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.


Lajmi kryesor:

SHBA sulmoi Iranin, Këshilli i Sigurimit të OKB mbledhje urgjente, Guterres: Ka rrezik për hakmarrje! Reagojnë dhe Von der Leyen, Macron, Starmer e Merz