“Do të nisim një sulm ndaj vendeve ku këto sulme organizohen”, është shprehur Marcon duke shtuar se inteligjenca franceze nuk kishte zbuluar fakte se në Siri ishin duke u përdorur armë kimike të ndaluara.
Reagimi i kreut të qeverisë franceze erdhi pas raportimeve të shumta të gjatë këtyre dy muajve se në qytetet të cilat kontrollohen nga rebelët sirian janë duke u sulmuar me armë kimike nga ana e regjimit të Bashar al assad.
Ndërkohë nga ana tjetër forcat e regjimite e kanë mohuar përdorimin e armëve kimike dhe ka deklaruar se gjatë sulmeve të tyre nuk shënjestrojë civilë.
Gjatë vitit të kaluar Marcon ka deklaruar se përdorimi i armëve kimike nga forcat e regjimit përfaqësonte një vijë të kuqe për qeverinë franceze.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com