Macron pas vizitës në Kinë: Sfida më e madhe e Evropës është të mos bëhet ndjekëse e politikave të SHBA! Duhet të jetë 'pol i tretë'

Macron pas vizitës në Kinë: Sfida më e madhe e Evropës është të mos bëhet ndjekëse e politikave të SHBA! Duhet të jetë 'pol i tretë'

Emmanuel Macron në Kinë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një intervistë të publikuar së fundmi nga mediat e huaja se sfida më e madhe e Evropës është që të mos bëhet ndjekëse e sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe të hapë konflikte të panevojshme me vende të tjera.

Macron sapo është kthyer nga një vizitë shtetërore tre-ditore në Kinë, ku u prit nga presidenti Xi Jinping. Kina filloi stërvitjet pranë Tajvanit të shtunën si kundërpërgjigjie ndaj takimit të Presidentit Tsai Ing-Wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy të mërkurën.

Kina e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta vënë ishullin nën kontrollin e saj. Qeveria e Tajvanit kundërshton me forcë pretendimet e Kinës.

Macron tha se Evropa nuk duhet të përshpejtojë konfliktin, por të marrë kohë për të ndërtuar pozicionin e saj si një poli i tretë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe jo të ndjekë politikat e Amerikës.

"Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të përshtatemi me ritmin amerikan ose një reagim të tepruar kinez,- u shpreh Macron.

Ai shtoi se Evropa duhet të financojë më mirë industrinë e saj të mbrojtjes, të zhvillojë energjinë bërthamore dhe të rinovueshme dhe të zvogëlojë varësinë nga dollari amerikan për të kufizuar varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara.

Të premten, një këshilltar i Macron u tha gazetarëve në Guangzhou se Xi dhe Macron kishin një diskutim sinqertë për çështjen e Tajvanit gjatë takimeve të tyre.

"Ndjenja e presidentit është se ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ketë aksident apo përshkallëzim tensionesh (që mund të çojë) që kinezët të shkojnë në ofensivë," tha këshilltari i Elysee.

Macron udhëtoi në Kinë me një delegacion biznesi prej 50 personash, duke përfshirë Airbus dhe prodhuesin e energjisë bërthamore EDF, i cili nënshkroi marrëveshje me kinezët gjatë vizitës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 12/04/2023 09:01

    A e shifni se kush e ka shkolluar Edvin shkjaun shqipfolës, kjo ështé fytyra e vertet e Francës lavire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës