Një oficere policie franceze, ka humbur jetën pas sulmeve me thikë jashtë një stacioni policie në rrethin Ile-de-France, në periferi të Parisit, të premten pasdite. Sipas raportimeve të para, autori plagosi në qafë oficeren e policisë, për të humbur më pas jetën në spital. Agresorja një shtetase me origjinë tuniziane, u neutralizua pasi sigurimi qëlloi ndaj saj ndërsa ka marrë dy plumba dhe ka humbur jetën.
Dëshmitarët në zonë thanë se autori i sulmit po thërriste “Allahu Akbar” – “Zoti është i Madh” në momentin kur e goditi me thikë.
Kryeministri francez Jean Castex, si dhe zyrtarë të tjerë shkuan në skenën e ngjarjes në Rambuje dhe deklaruan se incidenti do të hetohej si sulm terrorist.
Presidenti francez Emmanuel Macron komentoi përmes Twitterit se mbarë Franca qëndron përkrah punonjëses, kolegëve të saj dhe forcave franceze të rendit. “Në betejën me terrorizmin islamik, nuk do të dorëzohemi”, tha ai.
Marine Le Pen, udhëheqëse e ekstremit të djathtë tha se policia kishte nevojë për më shumë mbrojtje.
“Mbështetni policinë, dëboni emigrantët e paligjshëm, çrrënjosni Islamizmin,” shkroi ajo në një postim.
Sulmi ndodhi gjashtë muaj pas një incidenti me armë të ftohtë kur një adoleshent ekzekutoi me prerje koke një mësues Samuel Patty në një periferi tjetër të Parisit.
Franca është goditur nga një valë sulmesh nga ekstremistë islamistë ose individë të frymëzuar nga kjo ideologji ekstremiste që kanë lënë të vrarë rreth 250 vetë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen
7 Janar, 14:21
-
Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi
6 Janar, 15:35
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35
-
Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet
3 Janar, 22:53