Macron: Planet e Le Pen ndihmojnë
terroristët për luftë civile në Francë

Macron: Planet e Le Pen ndihmojnë<br />terroristët për luftë civile në Francë
Dy kandidatët për presidencën franceze patën një debat të zjarrtë me fyerje personale dhe replika të ashpra, në një moment kyç të një fushatës.

Le Pen e quajti rivalin e saj 39-vjeçar "kandidati i globalizimit të egër", i lumtur për të shitur pasuritë e Francës dhe për të hequr dorë nga kontrolli i vendit.

Macron, nga ana tjetër, akuzoi kreun e Frontit Kombëtar (FN) se ajo foli shumë, por "nuk propozoi asgjë".

Debati televiziv mes dy kanditatëve u fokusua në këto pika:

Ekonomia dhe punësimi

Macron pranoi se Franca nuk kishte arritur të trajtojë papunësinë për 30 vjet dhe tha se zgjidhja e tij do të ishte t'u jepte kompanive të vogla dhe të mesme mundësitë për të krijuar më shumë vende pune dhe për të qenë më fleksibël.

Le Pen e pyeti pse ai nuk mund t'i kishte bërë këto gjëra, në kohën kur ishte ministër i ekonomisë dhe tha se ajo do të mbrojë pasuritë shtetërore dhe prodhimet franceze duke miratuar masat proteksioniste tregtare.

Terrorizmi
Le Pen akuzoi rivalin e saj se ishte i vetëkënaqur me fondamentalizmin islamik, ndërsa ai tha se planet e saj ndihmojnë planet e terroristëve dhe dëshirën e tyre për një "luftë civile".

Macron tha se do të forconte masat e sigurisë tashmë të marra, duke këmbëngulur që Franca të duhej të punonte me vendet e tjera, pasi mbyllja e kufijve dhe dëbimet e përgjithshme nuk ishin përgjigje.
 
Në lidhje me BE

Le Pen tha se dëshiron jo vetëm kontrollin e plotë të kufijve dhe marrëveshjeve tregtare, por edhe një kthimin në monedhën kombëtare. Ajo tha se bankat dhe kompanitë e mëdha mund të zgjidhnin nëse punojnë në euro ose monedhën franceze, por individët do të ktheheshin në monedhën franceze.

Macron e quajti propozimin "marrëzi" duke pyetur se, "Si mund të punojë një kompani e madhe në euro në njërën anë dhe të paguajë punonjësit e saj në një monedhë tjetër?.

Arsimi

Macron tha se do të përqëndrohet në përmirësimin e standardeve në shkollat ​​fillore dhe tha se donte të shihte lidhje më të ngushta me biznesin.

Le Pen tha se donte të shihte më shumë mësimdhënie profesionale, kritere universitare të bazuara në meritë dhe më shumë sekularizëm në shkolla.
 
Macron është shumë më përpara në sondazhe, edhe pse roli i tij është zvogëluar dhe qëllimi i të dy kandidatëve është të fitojnë rreth 18% të votuesve të pavendosur përpara zgjedhjeve të së dielës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin