Macron president, Nishani e
Basha i dërgojnë mesazhe urimi

Macron president, Nishani e<br />Basha i dërgojnë mesazhe urimi
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Presidenti Bujar Nishani i kanë dërguar mesazhe urimi presidentit të sapozgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.
 
Basha ka uruar përmes një letre, Presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.
 
Duke vlerësuar zgjedhjet në Francë, Basha e përgëzon Presidentin e zgjedhur Macron, për kurajon dhe projektin e tij.
 
Nishani ka shkruar në urimin e tij se fitorja e Macron është inkurajuese edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë orientuar të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Evropian.
 
“Ju uroj përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale, si dhe shumë suksese në përmbushjen e agjendës dhe angazhimeve të ardhshme në postin e Presidentit të Republikës franceze.
 
Mbështetja e popullit francez për Ju ishte një mbështetje e qartë, jo vetëm për vizionin tuaj për një Francë më të zhvilluar, por edhe për garancinë e vijimit të qendrueshëm të projektit më madhor evropian të pas Luftës së Dytë Botërore, atij të Bashkimit Evropian.
Ju siguroj se, fitorja juaj është inkurajuese edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë orientuar të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Shpreh besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, vëmendja dhe mbështetja e Francës dhe Bashkimit Evropian ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë më shumë domethënëse.
 
Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve ndër dekada, si dhe besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona do të zhvillohen e forcohen edhe më shumë.
 
Ju lutem pranoni Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsiderates sime më të lartë”,
shkruhej në urimin e Nishanit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)