Në një deklaratë me tone me të ashpra se më parë, Elizeja i kërkoi Kremlinit që të dëshmojë më tepër kredibilitet në angazhimet e marra, duke u bazuar në nënshkrimin e rezolutës 2401 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim 30-ditor në Siri.
Parisi ka konstatuar në fakt se më shumë se një javë pas miratimit, asnjë evakuim i të plagosurve dhe të sëmurëve nuk është lejuar deri në këtë moment nga ana e regjimit të Bashar al-Assad.
Sipas tij, Rusia duhet të marrë masa reale dhe konkrete në mënyrë që regjimi sirian të pranojë qartësisht zbatimin e rezolutës dhe të ndalë menjëherë bombardimet kundër civilëve”, sipas tekstit.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com