Macron telefonatë Erdoganit
për lirimin e gazetarit francez

Macron telefonatë Erdoganit<br />për lirimin e gazetarit francez
Presidenti francez, Macron, i kërkoi homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, lirimin e menjëhershëm të gazetarit francez Loup Bureau, i burgosur në Turqi që prej 26 korrikut dhe kthimin e tij në Francë, ka njoftuar presidenca franceze në një deklaratë për shtyp.
 
“Kreu i shtetit francez, i cili zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin tuk, i kërkoi atij, përve] përmirësimit të kushteve të burgut, kërkesë e plotësuar tashmë, lirimin e shpejtë dhe kthimin e tij në Francë. Të dy presidentët ranë dakord që të vazhdonin kontaktet edhe në nivel ministror për gjetjen sa më shpejt të një zgjidhjeje pozitive”, saktëson deklarata.
 
Presidenti Macron i ka telefonuar për herë të parë homologut turk në mes të gushtit për t’i kërkuar të ndërhynte.
 
Gazetari Loup Bureau, 27 vjeç, i cili bashkëpunon edhe me kanalet televizive TV5 Monde, Arte dhe faqen e internetit Slate, ndodhet në paraburgim i dyshuar për përkatësi në një organizaqtë të armatosur terroriste.
 
Ai është arrestuar më 26 korrik në kufirin mes Irakut dhe Turqisë, pasi i janë gjetur foto ku ai ka dalë me luftëtarë sirianë kurdë të lëvizjes YPG, e konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin