FRANCË- Mijëra qytetarë kanë protestuar ditën e djeshme në Francë pas rregullave të reja anti-COVID të vendosura nga presidenti Emmanuel Macron.
Protestat filluan fillimisht në kryeqytetin francez ndërsa po mbahej parada ushtarake vjetore për Festën Kombëtare të Francës dhe më pas u shtrinë edhe në qytetet e tjera. Qytetarët francezë janë të pakënaqur nga masat e vendosura dhe marshuan për të denoncuar masat duke i konsidetuar vensojen e tyre si diktaturë.
“Është totalisht jodemokratike.
Jo certifikatë vaksinimi.
Macron luan me frikën, është revoltuese. Unë njoh njerëz që tani do të vaksinohen vetëm në mënyrë që të mund të marrin fëmijët e tyre në kinema, jo për të mbrojtur të tjerët nga variantet e reja të COVID-19”, u shprehën disa prej protestuesve.
Protestat kanë krijuar shumë tensione sidomos në Paris, ku forcat e policisë janë përplasur me protestuesit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve për të ndëshkuar veprimet e tyre të cilët vendosën flakë nëpër qytete.
Pamje nga protesta
Por çfarë masash janë futur në fuqi?
Nga dita e hënë presidenti Emmanuel Macron vendosi në fuqi masa të reja anti-COVID me qëllim uljen infektimeve për shkak të shpërthimit të variantit delta.
Qytetarët nuk do të futen dot në bare, restorante apo kinema pa vërtetuar që janë vaksinuar kundër koronavirusit ose të kenë një test negativ.
Ndërsa edhe për personelin shëndetësor është vendosur që vaksina të jetë e detyrueshme. Macron iu ka bërë thirrje bluzave të bardha që të vaksinohen deri me 15 shtator pasi nëse nuk bëjnë vaksinën ata nuk do të paguhen.