Macron: Zgjodhët guximin,do të
mbroj shpresën në Europë

Macron: Zgjodhët guximin,do të<br />mbroj shpresën në Europë
Emmanul Macron është presidenti i ri i Francës duke fituar rreth 66 % të votave duke mundur me një rezultat të thellë kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

"Sot nis një erë e re shprese dhe besimi për Francën” u shpreh 39-vjecari i cili hyn në histori si presidenti më i  ri në historinë franceze duke tejkaluar edhe rekordin i cili deri më tani mbahej nga Bonoparti. Pak kohë pas shpalles së rezultatit presidenti 8 i saposhpallur mbajti dy fjalime.

Në të parin ku iu drejtuar kombit dhe i dyti festa me 15 mijë votuesit në Luvre, ku Macron u shfaq me familjen  e tij gruan, 3 fëmijët e saj dhe 7 nipërit.

“Është nder dhe përgjegjësi për mua të jem presidenti juaj, Respektoj të gjithë ata që patën dyshime. E kuptoj qe kishit përballë dy zgjedhje ekstreme, por tashmë do të përkushtohem të mbroj më të dobtit në mënyrë që të siguroje unitetin  e kombit. Mbrapa cdo fjale që po them jeni ju dhe juve ju drejtohem. Jemi trashgimtarët e një historie të madhe. Do të mbroj Francën, interesat e saj. Do të mbroj Europën.Dua të përforcoj lidhjet që bashkojnë interesat europiane. Do të respektojmë detyrimet e ndërmarra, do të coj përpara luftën për mjedisin, do të jemi  të parët në luftën kundër terrorizmi. Sot hapet një faqe e re shprese dhe besimi. Nuk do të ndalem nga askush. Në 5 vitet e ardhshme përgjegjësia ime do të jetë të rigjejë optimizmin, do t’i shërbej Francës në emrin tuaj. Vive la France"

Gjatë fjalimit përpara simatiznatëve në Luvre Macron kërkoi që të mos protestohej ndaj Le Pen  duke premtuar që në vitet e ardhsme nuk do të kishte më mundësi të të votohej ekstremizmi. Edhe në Luvre 39-vjecari përcolli meszahine bashkimit të vendit dhe Europës.

Sigurisht pak pas fjalimit Macron  iu bashkua edhe Madame Brigitte Zonja e Parë e cila e emocionuar iu afrua dhe i puthi dorën.
 
 “Duhet të mbrojmë veten tonë, të ndërtojmë mbrojtje të reja dhe të rindërtojmë Europën tonë. Por duhet t'u japim siguri francezëve, ekonomia duhet të rinis. Këtë mbrëmje ju zgjodhët guximin, do të vijojmë të jemi guximtarë sepse kjo është ajo cka bota prêt nga ne. Bota prêt që Franca të jetë Franca. Do t'ju shërbej në emër të motos sonë: Liri, Barazi, Vëllazëri"

Mes festimesh duartrokishtjesh, puthjesh Macron nis një histori të re  për Francën e përballur me sulmet terroriste, një frymë e re për Evropën e cila është sfiduar nga forcat populiste. Shumë prej liderëve evropiane Merkel, Tusk apo dhe Trump i përcollën urimet e tyre kreut të ri të Champs Elysees.

[gallery]22167[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore