Madona e kërcënuar në Rusi
Ambasada USA paralajmëron

Madona e kërcënuar në Rusi<br />Ambasada USA paralajmëron
MOSKE- Ambasada amerikane në Moskë paralajmëron rrezikun e akteve të dhunës në koncertet që mbretëresha e popit Madona do të zhvillojë në Rusi këtë javë.

"Konsullata në St.Petersburg ka marrë informacione për rrezikun e dhunës fizike ndaj spektatorëve dhe atyre që do të performojnë në skenë në koncertin e 9 gushtit", thuhet në njoftimin zyrtar.

Departamenti i shtetit nuk jep të dhëna të tjera në lidhje me këto kërcënime që kanë për shënjestër Madonën dhe koncertin e saj të së enjtes.

Ambasada porosit qytetarët amerikanë të mbeten të vëmendshëm sa i takon sigurisë personale dhe të jënë të informuar gjithë kohës për atë çka ndodh rreth tyre, veçanërisht në mjediset ku ka grumbullime qytetarësh.

Zëdhënësja e turneut të Madonës, Liz Rosenberg tha se këngëtarja është në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe paralajmërimit të ambasadës por koncertet do të vazhdojnë sipas axhendës së përcaktuar më parë.

Shfaqja e fundit e Madonës ishte të martën në Moskë ku lëshoi edhe një mesazh në mbështetje të tre vajzave të "Pussy Riot" që po gjykohen për akte huliganizmi pasi në katedralen e kryeqytetit ironizuan Presidentin Vladimir Putin.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini