Madona rrëfen incidentin me të brendshmet në “Like A Virgin”

Madona rrëfen incidentin me të brendshmet në “Like A Virgin”
Ajo është bërë gati të këndojë këngën e saj të re “Give me all your love” të dielën, por në shfaqjen “Tonight” të Jay Leno, Madona ka folur për një prej performancave të kaluara që është cilësuar si ikonë. Këngëtarja 53 vjeçare zbuloi se jo gjithçka në performancën e saj në vitin 1984 kur këndonte “Like A Virgin” ishte e planifikuar. Ajo tha se në skenën e “Video Music Awards” reklamimi i të brendshmeve i kishte ndodhur në mënyrë aksidentale dhe jo të përgatitur. “Isha në skenë kur më humbi këpuca dhe mendova o zot si mund ta marr tanimë jam në skenë dhe në televizion. U ula përtokë dhe po kërkoja këpucën por kur po arrija tek ajo fustani im u ngrit dhe dolën në pah të brendshmet”, tha ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset