Madona Vs Kremlin, tension për
koncertin në Shën Petërsburg
Dy ditë më parë, gjatë spektaklit të saj në Moskë popstarja amerikane bëri apel për lirimin e Pussy Riot. Sot ajo ndodhet në qytetin e presidentit Putin. Komuniteti i homoseksualëve pret gjithashtu që këngëtarja të thotë diçka në favor të tyre.
RUSI- Dy ditë më parë, gjatë spektaklit të saj në Moskë popstarja amerikane bëri apel për lirimin e Pussy Riot. Sot ajo ndodhet në qytetin e presidentit Putin. Komuniteti i homoseksualëve pret gjithashtu që këngëtarja të thotë diçka në favor të tyre.
Shqetësimi maksimal është përqendruar kryesisht në koncertin që do të mbahet sot në Shën Petërsburg, vendlindjen e presidentit, kryeministrit Medvedev si dhe i të gjithë nomenklaturës në pushtet. Madona mund të apelojë për lirimin e Pussy Riot, siç bëri dy ditë më parë në Moskë, ku ndër të tjera gjatë shfaqjes, ajo tregoi kurrizin e saj ku shkruhej emri i grupit.
Por pritshmëritë janë se gjërat mund të shkojnë edhe më keq: Pritet që mund të prekë çështjen e homoseksualëve, çështje e cila është e ndaluar në mënyrë kategorike me ligj. Madje ky ligj i jep të drejtë policisë që të arrestojë këdo që mbron të drejtat e këtij minoriteti.
Popstarja amerikane, e cila ka bërë luftë për të drejtat e tyre, tashmë nuk mund të kthehet mbrapa. Homoseksualët e Shën Petërsburgut kanë kërkuar që të paktën të thuhet diçka për ta. Ndërkohë stafi i këngëtares po mendon të shpërndajë në mënyrë simbolike byrzylyqe rozë, por edhe kjo, sipas ligjit përbën krim.
Çështja e Pussy Riot ka ndikuar mjaft keq në reputacionin e presidentit Putin, gjithsesi për momentin përjashtohet ideja se mund të arrestohet apo qoftë të gjobitet këngëtarja amerikane.
Reagimet e politikanëve në Rusi nuk kanë qenë aspak pozitive. Zëvendës kryeministri i vendit ka reaguar mjaft ashpër për sa i përket këngëtares, duke u shprehur se "si gjithë ish- k****t që plaken, Madonës iu është tekur të mbajë leksione morali".
Klima përpara koncertit të këngëtares paraqitet aspak e mirë. Mes grupeve ultraortodokse, komunistëve si dhe përçmimit të politikanëve, gjasat janë që koncerti të jetë një bojkoti i mundshëm. Nga ana tjetër policia ka vendosur kamera për të regjistruar çdo provë që mund të tregojë për krime të mundshme.
(ed.ka/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.9%
-
Të gabuar
26.9%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 1173
Lajme të tjera
-
Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari
26 Mars, 13:41
-
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç takohen në Beograd, pas 3 orësh bisedime luajnë bilardo
26 Mars, 13:38
-
Nesër ministri italian i Bujqësisë Tiranë, pritet nga Krifca! Në fokus thellimi i bashkëpunimit, nënshkruhet edhe memorandum mirëkuptimi
26 Mars, 13:34
-
Kaos në stadiumin Flamurtari, festa e legjendave për 100 vjetorin shtyhet me disa minuta
26 Mars, 13:31
-
Arrestohet 53-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur
26 Mars, 13:28
-
Finlanda, vendi më i lumtur në botë ofron udhëtime falas për 10 njerëz me fat
26 Mars, 13:21
-
Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës
26 Mars, 13:15
-
Fundjava me diell, dynden qytetarët drejt Vlorës! Ja cilat janë akset më problematike
26 Mars, 12:47
-
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
26 Mars, 12:47
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
26 Mars, 12:27
-
Putin krahason NATO-n me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore: SHBA po krijon më shumë aleanca
26 Mars, 12:26