Këngëtarja e famshme Madonna është shprehur se do të dëshironte të interpretonte së bashku me këngëtaren britanike Adele. Për të Adele është një këngëtare brilante. “Dëshiroj të njihem më shumë me të. Mendoj që është brilante, e adhuroj”,- është shprehur Madonna. Ndërkohë ajo ka shtuar gjithashtu se ka patur dëshirë të këndojë sëbashku me Adele në finalen e SuperBowl,por për shkak të operacionit të kordave zanore këngëtarja e “Someone like you” nuk mundi t’a realizojë këtë bashkëpunim.(xh.k/shqiptarja.com)