Perfomanca e fundit e Madonnës gjatë provave të turneut MDNA ka ngjallur reagime të shumta. Kjo për shkak të fotografimit të këngëtares me revole në dorë. Koncerti i parë i këngëtares do të zhvillohet me 31 maj në Tel Aviv, Izrael.

Madonna është fotografuar nga fansat teksa po zhvillonte provat dhe i ka drejtuar atyre një revole ndërkohë që balerinët mbajnë mitralozë dhe pushkë.Edhe më parë këngëtarja është kritikuar për promovimin e dhunës gjatë koncerteve të saj.(xh.k/shqiptarja.com)