Madonna “çmend” Izraelin

Madonna “çmend” Izraelin
Tel Avivi përjetoi emocione të veçanta të enjten, kur Madonna nisi nga kryeqyteti i Izraelit turin e saj botëror, që do ta dërgojë në 80 shtete të ndryshme të botës. 53-vjeçarja u shfaq përpara 35 mijë spektatorëve në stadiumin “Ramat Gan” me një numër të madh veshjesh, kërcimesh dhe koreografie, që argëtuan shumë pjesëmarrësit. "Vendosa që ta nis këtë tur botëror pikërisht nga Izraeli për një arsye krejtësisht të veçantë. Nuk mund të jesh një fans i imi pa dashur paqen në botë. Gjaku i të gjithë njerëzve ka të njëjtën ngjyrë”, deklaroi Madonna, ndërsa turma u ngrit në brohoritje dhe ovacione.  “Mbretëresha e Popit” këndoi, i ra kitarës dhe kërceu për më shumë se dy orë radhazi. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull