Madonna në Twitter për 1 ditë,
fton Tarantinon në bashkëpunim

Madonna në Twitter për 1 ditë, <br />fton Tarantinon në bashkëpunim
NEW YORK – Madonna përdor Twitter, por vetëm për një ditë. Ish-Material Girl i është përgjigjur pyetjeve, nga më të ndryshmet, të fansave me rastin e daljes së albumit të ri MDNA. Mbretëresha e Pop-it ftoi edhe regjisorin Quentin Tarantino që të xhirojë videon e këngës së saj të re Gang Bang, duke u kandiduar edhe të recitojë në një Kill Bill 3 hipotetik: “Jam e zonja me armët dhe njoh artet marciale”, shkruante.

Një gjë që nuk do të bëje kurrë?, e pyetën. “Të përdor drogë”, u përgjigj. Zonja Ciccone më pas tregoi se një mashkull për ta bërë përvete duhet ta bëjë të qeshi dhe se nuk do të bëhet kurrë vegane pasi adhuron proteinat e mishit. Ajo tha gjithashtu se vendi i preferuar për t’u fshehur është banjo.

Ka diçka që nuk e kontrollon dot? “Kujdesin tim për detajet dhe nevojën time obsesivo-komplsive për të ditur gjithçka që ndodh rreth meje”, u përgjigj.

Ylli ndërkombëtar i muzikës më pas lavdëroi impenjimin e Lady Gaga me komunitetin gay.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma