Madonna shkëlqen në Superbowl

Madonna shkëlqen në Superbowl
Kishte deklaruar që do të dhuronte “spektaklin më të madh në botë gjatë spektaklit më të madh në Tokë” dhe Madonna dhe nuk i zhgënjeu fansat e saj.
Këngëtarja 53-vjeçare zhvilloi një performancë të shkëlqyer gjatë pushimit të ndeshjes finale të NFL Super Bowl mes New York Giants dhe New England Patriots.
Gjatë të gjithë performancës së saj ajo pati vetëm një rrëshkitje të vogël në skenë gjatë një lëvizjeje që e kreu me sukses herën e dytë që e provoi.
Ylli I Muzikës Pop , Madonna bëri për vete publikun me këngët e saj hit ‘Vogue’, ‘Like a Prayer’ dhe ‘Music’ si dhe me këngën më të re me titull ‘Give Me All Your Luvin’.
Këngëtarë të tjerë të ftuar për spektaklin e madh në mes të finales së shumëpritur nga të gjithë amerikanët ishin Nicki Minaj, grupi LMFAO dhe Cee Lo Green. Performanca e Madonës është komentuar shumë nga fansat e saj në Twitter.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm