Ylli i muzikës pop Madonna është personi më i famshëm që ka fituar më shumë të ardhura në vitin e kaluar duke lënë mbrapa Oprah Winfrey dhe Steven Spielberg.

Sipas revistës amerikane Forbes, këngëtarja 55-vjeçare ka fituar 125 milionë dollarë, falë turneut MDNA, linjave të veshjeve dhe parfumeve.

Revista po ashtu vlerëson se kjo është shuma më e madhe që Madonna ka fituar brenda një viti të vetëm, qëkur ka filluar ndjekja e fitimeve më 1999.

Regjisori Steven Spielberg ka dalë në pozitën numër dy me 100 milionë dollarë.

Forbes përpilon listën vjetore të fitimeve të psonazheve të njohur duke përdorur të dhënat nga agjentët dhe menaxherët e tyre.

Ndërkohë këngëtarja ekstravagante Lady Gaga është rënditur e 10-ta në listën e Forbes.

Redaksia Online
(l.c/shqiptarja.com)