Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont si dhe hodhi poshtë edhe thirrjet për ndërmjetësim. Zëvendës kryeministri i Spanjës e përshkroi z. Puigdemont si dikush "i cili nuk e di se ku është, ku po shkon".
/Shqiptarja.com
Kryeministri Mariano Rajoy po mban një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar hapat e ardhshëm të qeverisë. Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë të martën, por ndaloi zbatimin për të lejuar negociatat.
Kishte spekulime se presidenti katalanas mund të shpallte pavarësinë duke e zhytur Spanjën në një krizë edhe më të thellë politike. Spanja ka qenë në trazirë që nga një referendum i diskutueshëm më 1 tetor i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com



