Pas kërkesës për referendum nga Katalonja disa ditë më parë, qeveria spanjolle ka vendosur të riforcojë kontrollin e shpenzimeve të Katalonjës.
 
Nisma e qeverisë spanjolle, vjen pas miratimit të vendimit nga Parlamenti i Katalonjës për të mbajtur referendumin në 1 tetori, me qëllim
shkëputjen nga autoritetet spanjolle dhe për të marrë kontrollin mbi vendimet ligjore dhe ekonomike.
 
Por qeveria spanjolle kërcënon rajonin autonom me bllokimin e buxhetit nëse qeveria lokale nuk tërhiqet nga nisma.

Ministri i buxhetit të Spanjës, Cristobal Montoro ndër të tjera theksoi se: "Kemi vendosur këtë sistem të ri për kontrollin e shpenzimeve për Katalonjën në mënyrë që fillimi i tetorit të mos kalojë kërkesa e saj për referendum", shtoi ministri i buxhetit, Montoro.

Ministri i buxhetit vijon me tej duke thënë se ky kontroll është i destinuar për të ndaluar financimet e paligjshme për aktivitetet e mundshme që mund të mbahen në Katalonjë.

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com