Pamje nga jashtë gjykatës në Manhatan ku u mbajt seanca e parë ndaj Nicolas Maduros

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u paraqit për herë të parë para Gjykatës Federale të Manhattanit, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij, ndërsa jashtë gjykatës ishin mbledhur turma protestuesish me qëndrime të kundërta.

 “Jam i pafajshëm, nuk deklarohem fajtor”, i tha Maduro gjyqtarit federal Alvin K. Hellerstein, sipas CNN.

Kur gjykatësi i kërkoi të konfirmonte emrin e tij, Maduro tha se ishte presidenti i Venezuelës dhe pretendoi se ishte kapur në shtëpinë e tij. 

"Jam një njeri i nderuar, president i vendit tim,' tha ai

Edhe bashkëshortja e tij Cilia Flores ndoqi shembullin e Maduros. 

“Jam e pafajshme, komplet e pafajshme. Jam Zonja e Parë e Venezuelës”, Flores i tha gjykatësit.

Të dy ishin të veshur me kostumet e burgut dhe të prangosur në këmbë.

Seanca që zgjati shumë pak shënoi nisjen formale të procesit penal ndaj ish-udhëheqësit venezuelian, i cili u soll në Shtetet e Bashkuara pas një operacioni amerikan dhe tani ndodhet nën juridiksionin e drejtësisë federale.

Në këtë seancë, Maduro nuk kërkoi lirim me kusht, por avokati i tij nuk përjashton mundësinë që kjo kërkesë të bëhet në një moment tjetër.

Seanca e rradhës do të mbahet me 17 Mars. 

 


Lajmi kryesor:

Maduro del para gjykatës amerikane: Jam i pafajshëm! SHBA në Këshillin e Sigurimit në OKB: Nuk ishte pushtim në Venezuelë, arrestuam një terrorist